Sa shpenzojnë maturantët kosovarë për mbrëmjen e maturës /VIDEO

Muaji maj është sezoni i mbrëmjeve të maturës. Të rinjtë festojnë që e kanë përfunduar një cikël të shkollimit, por kjo po e rendon goxha xhepin e familjeve të tyre.

Lajme

12/05/2018 21:12

Përfundimin e tre vjetëve të shkollës e shënojnë me festë. Të veshur, ë krehur e të rregulluar deri në detaje duken si yjet kur parakalojnë në tepihun e kuq.

Por janë vetëm maturantë që po festojnë mbrëmjen e maturës për çka janë përpjekur e kanë harxhuar goxha.

As dejmtë nuk mbeten prapa vajzave kur flitet për shpenzimet, dukjet e rrobat.

Por prindërit janë ata që paguajnë edhe pse nuk ankohen.

E leverdi në këtë periudhë po kanë rrobaqepëset.

Ato thonë se maturantet e Kosovës vijnë me kërkesa për fustane që ua kanë parë në trup yjeve të Hollivudit.

Çmimi i tyre nis nga 100 euro.

Për ta plotësuar dukjen vajzave u duhet edhe grim prandaj ateletë e grimereve janë të stërmbushura.

Edhe në këtë pjesë preferencë e maturanteve janë bendet botërore.

Një tentim për tu dukur ndryshe e bëjnë edhe djemtë. Madje sipas shitësve në dyqanet e kostumeve të meshkujve ndonjëherë ata kanë kërkesa të parealizuara.

Duket se disa prej tyre më shumë brengosen për mbrëmjen sesa për testin e maturës që do t’i nënshtrohen vetëm pas pak ditësh.

YouTube player