Sa para shpenzoi Qeveria në vitin e kaluar ?

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar Llogaritë Qeveritare të Kosovës për vitin 2017. Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Lajme

06/06/2018 12:29

Të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në vitin 2017 ishin 1 921.2 milionë euro.  Në krahasim me vitin paraprak ishte një rritje prej 8 për qind e të hyrave. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, që paraqesin 68 për qind të totalit të të hyrave; tatimet rrjedhëse në të ardhura, pasuri, etj, që paraqesin 12 për qind; ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori  të tjera të të hyrave, raporton lajmi.net.

Sipas ASK në vitin 2017, totali i shpenzimeve të Qeverisë së Përgjithshme ishte 1 836.2 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë pagat dhe mëditjet me pjesëmarrje 30 për qind; formimi i bruto kapitalit fiks, me pjesëmarrje 25 për qind;  kontributet sociale dhe përfitimet, me pjesëmarrje 23 për qind; konsumi i ndërmjetëm, me pjesëmarrje prej 10 për qind; ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve. /Lajmi.net/