Sa para ka harxhuar Shpend Ahmeti për dekorimin e Prishtinës? (Foto)

Ndriçimi me drita në bulevardet kryesore të Prishtinës me rastin e festave të fundvitit është mirëpritur nga qytetarët e Prishtinë. Ata po e shijojnë bukurinë e këtyre dritave, e kjo shihet edhe në rrjete sociale ku qytetarët postojnë fotografi me fjalë miradije për autoritetet komunale.

Lajme

15/12/2015 10:30

Për dallim nga viti i kaluar këtë fundvit Komuna e Prishtinës dekorimin e qytetit e ka bërë në një koncept me ndryshe.

Zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu, në një prononcim për arbresh.info tha se këtë vit dekorimin e qytetit e ka bërë Kompania Lik Media Plus, që ka kushtuar mbi 67 mijë euro.

aa

“Këtë vit për dekorimin e qytetit me bredha artificial dhe ndriçim e ka bërë kompania Link Media Plus, dhe ka kushtuar 18.360,00 € për bredha e 48.720,00 për ndriçim”, ka thënë ajo.
Përpos shesheve kryesore do të stolisen edhe shumë rrugë e Bulevarde të kryeqytetit si Bulevardi ”Dëshmoret e Kombit “, “ Xhorxh Bush”, “Bill Klinton”, rrugët: “Ukshin Hoti”, “Garibaldi”, “Luan Haradinaj”, “Migjeni”, “UÇK”, ” Rexhep Luci”, “Qamil Hoxha “. Në sheshin “Zahir Pajaziti” ,’’Nena Tereze‘’ , ‘’Skenderbe’’, e “Adem Jashari”.  Përpos  dekorimit  janë vendosur  dhe tre bredha. Bredha do të ketë edhe në hyrje të Veternikut dhe tek rrethi i  Spitali.

aaa