Sa orë duhet t’i shpenzoni bashkë për t’u bërë miq të ngushtë?

Sipas një studimi të ri, të publikuar në Journal of Social and Personal Relationships’, koha është çdo gjë – p.sh., aq më shumë kohë që shpenzoni me dikë, aq më shumë jeni të prirë të lidheni emocionalisht me ta.

Fun

09/04/2018 13:56

Autori Jeffrey Hall, profesor i komunikimit në Universitetin e Kansasit, ishte motivuar të ‘zhytet’ në thellësitë e asaj se çfarë i përbën lidhjet e ngushta miqësore pas ekzaminimit të punës së psikologut Robin Dunbar, i cili kishte pohuar se ka shtresa të miqësisë dhe kufizime në atë se sa mund t’i menaxhojë truri, transmeton Telegrafi.

P.sh., ai pohonte se shumica e njerëzve i klasifikojnë miqësitë në këto kategori: miq rastësor, persona të njohur, miq dhe miq të ngushtë. Veç kësaj, ai gjithashtu kishte thënë se jemi miqtë e ngushtë të vetëm pesë personave dhe i konsiderojmë rreth 15 njerëz si miq të mirë – ndërkaq 150 është limiti i asaj se sa lidhje miqësie mund t’i përballojë truri.

Tash Jeffrey Hall i ka kryer dy studime të ndryshme për t’i ekzaminuar më thellësisht këto ‘shtresa të miqësisë’ – më saktësisht për të analizuar se sa orë duhet shpenzuar me dikë për ta konsideruar shok/shoqe të ngushtë.

Pas eksperimenteve të ndryshme, Hall kishte konstatuar se merr kohë 200 orë për ta fituar statusin e shokut/shoqes së ngushtë, merr 50 orë kohë për të lëvizur nga “i/e njohur” në shok/shoqe rastësor dhe merr 90 orë për të shënuar progres nga miq rastësor në taman miq!

Sidoqoftë, ai gjithashtu ka theksuar se jo domosdoshmërish kjo do të thotë se është e garantuar që do të bëheni miq të ngushtë posa t’i shpenzoni 200 orë me dikë – është koha kualitative që e shpenzoni bashkë ajo që është kruciale.