Sa mund t’i kushtojë Isco Barcelonës?

Isco është emri më i përfolur për t’u larguar nga Real Madrid, me trajnerin Santiago Solari i cili duket se nuk beson në mesfushorin spanjoll.

Sport

30/11/2018 08:15

Mesfushori spanjoll, Isco, mund të jetë lojtari i parë që mund të largohet nga Real Madrid në afatin kalimtar të janarit.

26- vjeçari është lënë jashtë skuadrës në fitoren e ‘Los Blancos’ në udhëtim te Roma në Ligën e Kampionëve ditën e martë, për t’u bërë pikë kyçe e diskutimeve në futbollin spanjoll.

Ish anëtari i Malagas, është një nga mesfushorët më të talentuar që ka prodhuar futbolli spanjoll viteve të fundit, por ai ende është në pritje të fillimit të një ndeshje si startues me Santiago Solarin trajner të Real Madridit.

“Largimi i Iscos ishte një vendim specifik në një moment specifik”, ka deklaruar Solari kur u pyet pse lojtari mbeti jashtë skuadrës për sfidën me Romën, përcjell ‘lajmi.net’.

Sipas kontratës aktuale të Iscos, Real Madrid del të jetë në një pozitë të favorshme, me lojtarin që ka klauzolë lirimi prej 700 milionë euro.

Por ku mund të shkoi Isco? Mesfushori spanjoll që ka një klauzolë lirimi prej 700 milionë euro, po kërkohet nga disa klube, në mesin e tyre edhe Barcelona.

Skuadrat tjera që kërkojnë Iscon janë edhe Manchester City, Chelsea, Arsenal, Milan dhe Napoli./Lajmi.net/