Sa mund të mungojë Shaw?

Luke Shaw, e theu këmbën në ndeshjen ndaj PSV-së në Ligën e Kampionëve dhe pritet të mungojë një periudhë të gjatë kohore.

Sport

16/09/2015 18:21

Sky Sports e ka publikuar një listë të lojtarëve, të cilët kanë pasur pothuajse të njejtin lëndim si mbrojtësi i Manchester United, bashkë me kohën sa kanë munguar.

Djibril Cisse kishte munguar pesë muaj e gjysmë pas thyerjes së këmbës. Henrik Larsson shtatë muaj, Bryan Oviedo tetë, Aaron Ramsey nëntë ndërsa  Luc Nilis ishte pensionuar pas një lëndimi të tillë.

Në bazë të shembujve të lartpërmendur edhe mbrojtësi i United pritet të mungojë gjashtë e më tepër muaj.