Sa minuta lojë iu nevojitën Ronaldos për ta blerë këtë Bugatti?

Cristiano Ronaldo ka një numër të madh veturash luksoze të cilat shpeshherë i publikon në rrjetet e tij sociale.

Sport

22/09/2017 10:42

Cristiano Ronaldo ka blerë një Bugatti të ri.

Mediat spanjolle kanë bërë një llogaritje se sa minuta lojë iu nevojitën sulmuesit të Real Madridit për ta blerë veturën luksoze.

Ronaldo luajti 5 orë, 15 minuta dhe 20 sekonda për t’i siguruar paratë për ta blerë Bugattin, përcjell “lajmi.net”.

Ronaldo ka një numër të madh veturash luksoze të cilat shpeshherë i publikon në rrjetet e tij sociale.

Së fundmi, ai ka prezantuar edhe një veturë të re, Ferrarri. /Lajmi.net/