Sa më pak nga ky përbërës, aq më larg dhimbjet e kokës – Lajmi.net
Sa më pak nga ky përbërës, aq më larg dhimbjet e kokës
Autori: Lajmi.net LifestyleRecetaShëndeti 20:39, 10 September 2017
Kërkimet e fundit shkencore kanë zbuluar se kripa klasifikohet si veçanërisht e dëmshme për njerëzit me dhimbje koke.

Sipas studimit, të kryer nga një ekip në Universitetin John Hopkins dhe të botuar në shtypin mjekësor britanik, reduktimi i konsumit të kripës ndikon direkt në uljen e shfaqjes së dhimbjeve të kokës.

Komuniteti i ekspertëve ndërkombëtarë raporton se nëse përdorimi i kripës mbahet në 3 gramë në ditë, kjo nga mund të zvogëlojë dhimbjen e kokës deri në 31% të rasteve.

Kufizimi i përdorimit të kripës në një gjysmë lugë çaji në ditë, sipas studimeve të konsultuara nga AgroWeb.org, është jetësor kundër jo vetëm dhimbjeve të kokës, por gjithashtu edhe për të ulur presionin e gjakut dhe për të zvogëluar rrahjet e shpeshta të zemrës.

Përfitimi nga kufizimi i kripës do të ndihet jo vetëm nga ata që vuajnë nga episode të shpeshta të problemeve të kokës dhe tensionit, por edhe nga ata që kanë vetëm probleme të rralla të shqetësimeve të mësipërme.

Studimi, rezultatet e të cilave po iu sjellim, u krye me rreth 400 njerëz, që konsumonin fillimisht 9 gram kripë çdo ditë për 30 ditë, pastaj në 6 gramë dhe përfundimisht në 3 gramë deri në 60 ditët e fundit të studimit. Rezultatet treguan se zvogëlimi i kripës është një qasje e re për zvogëlimin e dhimbjeve të kokës, por edhe e problemeve të tjera shëndetësore.

Kripa është një nga produktet, sasia e marrjes të së cilës duhet të zvogëlohet patjetër, pasi zakonisht konsumohet shumë si në tavolinë dhe për më keq bën pjesë si përbërës i fshehur në shumicën e produkteve të paketuara që konsumatorët blejnë çdo ditë në treg./AgroWeb.org

Fjalët kyçe: Dhimbje koke, përbërës

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Rock Wheels
  • Play Bike Rivals