Sa herë që ky lojtar luan nga fillimi, Atletico nuk pëson humbje (FOTO)

Atletico Madrid në radhët e veta e ka një futbollist që i sjellë fat.

Sport

27/04/2016 22:48

Ai është mbrojtësi Stefan Savic, që sonte luajti në vend të Diego Godinit të lënduar.

Sa herë që Savic është paraqitur nga fillimi për Atletico Madridin, skuadra spanjolle nuk ka pësuar humbje.

Në 17 ndeshjet në të cilat ky lojtar ka startuar, madrilienët i kanë arritur 12 fitore dhe pesë barazime, përcjellë Lajmi.net.