Sa kushton një Iphone për t’u prodhuar?

Kostoja e një Iphone 5S, 16GB nga Apple është 213 dollarë për t'u prodhuar, kurse Iphone 5C, 16GB kushton 156 dollarë. Kursimi i madh është tek Iphone 5C i cili është nga plastika dhe vjen me një çmim më të ulët prej 42 dollarë në krahasim me atë 5S.

Auto & Tek

01/10/2013 19:32

Një Iphone 5S, 16GB nga Apple kushton 213 dollarë për t’u prodhuar, kurse Iphone 5C, 16GB kushton 156 dollarë.

Kursimi i madh i kompanisë Apple është tek Iphone 5C i cili është nga plastika dhe vjen me një çmim më të ulët prej 42 dollarë në krahasim me atë 5S që është nga alumini. Kursimet tjera janë bërë tek senzori i njohjes së shenjave të gishtërinjve i cili kushton 7 dollarë.

Kur i shikojmë pjesët e këtyre pajisjeve e kuptojmë se sa kompanitë e mëdha janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën. Edhe pse Apple dhe Samsung janë në beteja ligjore në mbarë botën, të cilat bëhen vetëm që të fitojnë sa më shumë konsumatorë, në anën tjetër shohim se Samsung është partneri kryesor i Apple në prodhimin e ekraneve retina (retina display).

Shpenzimi më i madh tek Iphonët është ekrani, i cili vjen nga Samsung, LG dhe Sharp. Ekrani kushton rreth 42.11 dollarë, që nënkupton 20% të vlerës tek Iphone 5S  kurse te Iphone 5C është 27% të vlerës. Për prodhimin e senzorit të kamerës në Iphone është përkujdesur kompania SONY.

Kompania Sony edhe pse prodhon pjesët për kompanitë tjera ajo gjithashtu është duke prodhuar telefona të menqur shumë kualitativ si Sony Experia Z1 të cilët janë duke i bërë konkurencë serioze kompanive si Apple dhe Samsung. Sony është duke tentuar që të jetë numri tre në shitjen e telefonave të mençur në botë, pas Apple dhe Samsung.