Sa kushton Mustafi?

Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferreri ka pranuar se Shkodran Mustafi mund të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës, nëse merr ofertë me vlerë prej 15 milionë euro.

Sport

01/08/2014 14:09

Shkodran Mustafi është një prej futbollistëve më të rëndësishëm te Sampdoria e Sinisa Mihajlovicit.

Por, mbrojtësi shqiptar mund të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës në rast të një oferte të madhe.

Këtë e ka pranuar presidenti i klubit Massimo Ferrero i cili ka biseduar gjatë me tifozët në fushën stërvitore në Bogliasco.

“Mustafi i pashitshëm? Për momentin po. Nëse arrin një ofertë prej 15 milionë euro çka do të bëj? Do ta shes dhe i blej dhjetë futbollistë të tjerë që mund të bëhen Mustafi të rinj”, deklaroi ai për “Il Secolo XIX”.