Sa kushton iPhone X në Evropë?

Apple prezantoi dje modelin më të avancuar të iPhone ndonjëherë, të quajtur iPhone X.

Auto & Tek

14/09/2017 00:57

Pajisja më e re e Apple ka ekran OLED mbi tërë sipërfaqen e tij ballore, duke u bërë modeli i parë i tillë i iPhone.

iPhone X, që lexohet iPhone Dhjetë (10), po ashtu vjen me një veçori tërësisht të re, të quajtur FaceID, që i mundëson përdoruesit ta hapë iPhone thjesht duke e shikuar në ekran.

Telefoni më i avancuar i Apple po ashtu do të mund të mbushet pa kabllo, nëpërmjet valëve.

Pajisja do të dalë në shitje më 3 nëntor, ndërsa do të mund të porositet që nga 27 tetori.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, iPhone X do të kushtojë 999 dollarë.

Por, sa do të kushtojë ai në vendet kryesore të Evropës?

Në Gjermani, iPhone X do të kushtojë 1.149 euro, ashtu sikurse edhe në Austri. Në Zvicër, iPhone X do të mund të blihet për 1.199 franga zvicerane, apo 1.044 euro.

Në Angli, iPhone X do të kushtojë 999 funte, apo 1.109 euro. Në Itali, iPhone më i avancuar ndonjëherë do të mund të blihet për 1.189 euro.

Në Spanjë, çmimi i iPhone X do të jetë 1.159 euro, ashtu sikurse edhe në Belgjikë.

Tash për tash nuk dihet se sa do të kushtojë iPhone X në Kosovë dhe Shqipëri, e as se kur do të dalë në shitje.