Sa kohë ju desh Rubikut për të zgjidhur kubin e Rubikonit?

Profesori i dizajnit, Erno Rubik, në vitin 1974 në banesën e tij në Budapest, të cilën e kishte të përbashkët me nënën e tij, filloi të "luajë" me kube druri. Kjo lojë do të ndryshojë jetën e tij dhe do të krijuar një nga lodrat më të njohura në botë.

Fun

22/03/2017 04:21

Si një kurioz 29 vjeçar, ai ishte duke hulumtuar përdorimin e formave të thjeshta në dizajn dhe përgatiste punën për nxënësit e tij. Ai i kishte punuar kubet prej druri duke i mbërthyer në një faqe me ngjyra të letrës dhe të gjitha i kishte lidhur.

“Ishte e mahnitshme për të parë se si pas pak lëvizjeve ngjyrat përziheshin. Ishtë kënaqësi tepër e madhe që të shohësh këtë paradë të ngjyrave. Ashtu si kur pas një shëtitje të bukur, të gjatë, ku ju keni parë shumë, doni që të ktheheni në shtëpi, kështu që unë vendosa se ishte koha për kthim, se ishte koha që kubëzat përsëri të palohen. Në atë çast u gjenda para një sfide të madhe – cila është rruga për në shtëpi”, shkroi Rubik në takimin e tij të parë me shpikjen e tij më të rëndësishme.

Teksti i tij i papublikuar më parë në revistën “Discovery”, zbuloi se Rubik-u nuk kishte asnjë ide se si të zgjidhë problemin, por nuk ishte i sigurt se njerëzit e tjerë do të jenë në gjendje të ripalojnë ngjyrat.

Tani disa këtë punë e bëjnë për më pak se pesë sekonda, por Rubikut ju desh një muaj të rrotullimeve të kubëzave në dhomën e tij. Matematika thotë se gjasa që të zgjidhni rastësisht kubin Rubikon janë minimale, sepse janë 43 trilionë pozicione të mundshme.

YouTube player

“Më kujtohet se si nënës sime me krenari ja tregova kubin kur e gjeta zgjidhjen dhe sa e lumtur ishte ajo, sepse ajo mendonte se unë nuk do të humb kohë më në këtë”, ka përkujtuar Rubik.

Që atëherë, më shumë se 350 milionë kube Rubik janë shitur në mbarë botën./GazetaExpress/.