Sa kohë i keni kaluar në Facebook?

Me siguri, secilit prej jush ju intereson se sa kohë keni qëndruar në Facebook! Rrjeti social, më i njohuri në botë, është duke u përgatitur për vitin e tij të dhjetë të ekzistimit, muajin e ardhshëm, ndërsa një aplikacion i ri është krijuar për t’ju treguar juve se sa ditë, orë dhe minuta i keni…

Auto & Tek

30/01/2014 09:56

Me siguri, secilit prej jush ju intereson se sa kohë keni qëndruar në Facebook! Rrjeti social, më i njohuri në botë, është duke u përgatitur për vitin e tij të dhjetë të ekzistimit, muajin e ardhshëm, ndërsa një aplikacion i ri është krijuar për t’ju treguar juve se sa ditë, orë dhe minuta i keni kaluar në këtë uebfaqe të njohur amerikane.

‘Facebook Time Machine’ do t’ju tregojë saktë se sa kohë i keni humbur kot në këtë rrjet social, gjithnjë e më i famshëm, në dekadën e fundit.

Facebook thotë se janë 1.1 milion përdorues, që secili prej tyre i kalojnë mesatarisht afërsisht 17 minuta në ditë, por mundësia e re do t’ju tregojë saktë se sa kohë prej jetës suaj ka shkuar në këtë rrjet social.

E derisa ne shpenzojmë kohë në Facebook, kuleta e krijuesit të tij, Mark Zuckerberg me bashkëpunëtorë, trashet çdo ditë.