Sa kemi nevojë për gjumë?

Sasia e gjumit që të rriturit kanë nevojë ta bëjnë është ardhur përsëri në qendër të vëmendjes, me një sugjerim të fundit nga Akademia Amerikane e Mjekësisë.

Lifestyle

12/09/2014 21:32

Kur është fjala për gjumë, shtatë orë është më mirë se tetë, kështu të paktën thotë një sugjerim i ri nga Akademia Amerikane e Mjeksisë.

Por, sasia e gjumit që kemi nevojë ndryshon në varësi të personave. Gjumi rregullohet nga proceset kardiane dhe homeostatike, të cilat bashkëveprojnë për të determinuar kohën dhe kohëzgjatjen e gjumit, transmeton Lajmi.net. 

Procesi kardian përfaqëson ndryshimin në prirje për gjumë gjatë 24 orëve, ose punon si një ‘orë e brendshme’ në trupin tonë.

Procesi homeostatik përfaqëson akumulimin e presionit të gjumit gjatë syçeltësisë dhe shpërndarjen e presionit të gjumit gjatë gjumit.

Të dy proceset ndikohen nga faktorë të brendshëm, siç janë gjenet dhe faktorë të jashtëm të tilla si historia para gjumit, stërvitjet dhe sëmundjet.

Variacionet individuale në kohën dhe kohëzgjatjen e gjumit mund të shpjegohen kryesisht nga këta faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.

Por, sugjerimet nga Akademia Amerikane e Mjekësisë thonë se më mirë është shtatë orë gjumë, se sa tetë, transmeton Lajmi.net.