Sa janë të rrezikshëm telefonat e mençur?

Shumica e njerëzve e dinë se nëse e teprojnë duke shikuar në telefonat e mençur është e dëmshme, por studimi i ri tregon se situata është shumë më shqetësuese, thotë revista “BMC Ophthalmology”.

Auto & Tek

13/01/2017 10:45

Testi është bërë në 916 fëmijë në Korenë e Jugut, të moshës në mes të shtatë dhe 12 vjet, nga të cilët 97 për qind kanë përdorur smartphonët më shumë se tre orë në ditë.

Artikulli thotë se fëmijët që e teprojnë me përdorimin e telefonave të tyre paraqitet sindromi i ashtuquajtur i “syrit të thatë”. Dhe përsëri, ata që një muaj më parë ishin të privuar nga hobi i tyre i preferuar, simptomat u hoqën.

“Syri i thatë” apo xerophthalmia është gjendja në të cilën sytë nuk lotojnë mjaftueshëm, duke shkaktuar skuqje dhe “acarim”.