Sa “iPhone” nevojiten që të ndalet një plumb? (Video)

Aty ku inxhinierët e Apple stagnojnë, adhuruesit e telefonave të mençur vazhdojnë dhe bëjnë gjithçka që të kuptojnë se sa “iPhone” nevojiten që të ndalet një plumb!

Fun

30/06/2015 16:40

Asnjë telefon tjetër nuk i është ekspozuar torturave të tilla sikurse “iPhone”. Shumë njerëz kanë pyetur shpesh nëse mund ti rezistoi goditjeve në beton, ujë apo në vende malore… Megjithatë, informata të besueshme rreth “rezistencës ndaj municioneve” nuk ka pasur deri më sot, transmeton lajmi.net.

Besoni apo jo, djelmoshat që kanë postuar këtë video në YouTube me titullin Everything Apple Pro, kanë përgjigje për pyetjen se sa “iPhone” nevojiten që të ndalin një plumb të pushkës “AK-47”!

Në testin e realizuar ata kishin renditur modelet “iPhone 6+”, “iPhone 6” dhe për çdo rast kishin futur edhe një “Samsung Galaxy S6”, që në total ishin tetë telefona.

Ata nuk kishin pritur që plumbi do të përshkojë plotë katër telefona, edhe pse plumbi ishte ndalur në ekranin e telefonit të pestë. (lajmi.net)

YouTube player