Sa i zoti je për të fituar para? E zbulon shenja juaj e horoskopit – Lajmi.net
Sa i zoti je për të fituar para? E zbulon shenja juaj e horoskopit
Autori: Lajmi.net FunKuriozitete 23:14, 3 December 2017
E kujt nuk i ka ndodhur që të tundohet dhe të shpenzojë kursimet në shumë pak orë? Të menaxhosh paratë në mënyrën e duhur është një aftësi e madhe dhe është e nevojshme të jeni racional dhe të kujdesshëm që në fund ta ndjeni veten mirë dhe paratë të mos iu ikin.

Ndonëse duket absurde, periudha e vitit në të cilin kemi lindur arrin të ndikojë edhe në llogarinë tonë bankare. Ja se sa të zotët jemi për të fituar para, sipas shenjës së zodiakut që i përkasim.

DASHI – dashi është një shenjë që e do aventurën dhe gjithmonë jeton të tashmen. Kur bëhet fjalë për para, rrezikon të jesh i papërgjegjshëm dhe të shpenzosh të gjitha paratë pa e kontrolluar veten. Megjithatë ju nuk bëni panik. Kur ballafaqohet me probleme financiare, e di shumë mirë se duhet të bëjë disa sakrifica.

DEMI – Demi është një shenjë shumë racionale dhe mund të jetë super përgjegjës me kursimet e tij. Problemi lind kur sheh diçka që gjithmonë e ka ëndërruar të ketë në garderobën e tij: në atë rast ai do të bëjë një sërë llogaritjesh të detajuara për t’i dhënë vetes atë që dëshiron dhe për të balancuar llogaritë në javët vijuese, transmeton Gazeta Shqip.

BINJAKËT – Binjakët janë një shenjë e dyfishtë dhe nuk mund t’i përkufizoni në një mënyrë të prerë sepse ata gjithmonë do të jenë shumë të çmendur. Edhe kur bëhet fjalë për financat, zbatohet ky rregull. Një ditë ata janë super përgjegjës dhe nuk shpenzojnë asgjë për të kursyer, ditën tjetër ata sillen si fëmijë në një dyqan karamelesh. Me pak fjalë, ata thjesht nuk mund t’i mbajnë afër paratë që kanë fituar.

GAFORRJA – Gaforrja është një nga shenjat më të kujdesshme të zodiakut dhe nuk ka mëshirë kur ka nevojë për të kursyer para. Ëndrra e tij është që të ketë një shtëpi të rehatshme, të rregullt dhe të patëmetë, dhe të bëjë gjithçka për të arritur qëllimet e tij. Nuk është rastësi që ndonjëherë duket pak e çuditshme, por e vërteta është se nuk ju interesojnë vetëm personat e dashur.

LUANI – luani është një nga shenjat më bujare të zodiakut dhe i pëlqen të bëjë dhurata për të gjithë njerëzit që do, edhe nëse nuk jeni në prag festash. Kur bën pazar, ndjen kënaqësi të madhe, kështu që ai do të jetë në gjendje t’i japë fund llogarisë së tij në mënyrë që të përmbushë të gjitha dëshirat e tij. Përfundimisht ai nuk di të kursejë.

VIRGJËRESHA – virgjëresha është shenja më racionale e zodiakut dhe jeni të pamëshirshëm kur bëhet fjalë për financat. Kjo shenjë është një kalkulator dhe një planifikues, do të përdorë kalendarë dhe lista të hollësishme në mënyrë që gjithmonë të kthehet në shpenzimet që ai ka vendosur vetë. Kush ka ndërmend të kursejë dhe nuk e bën dot vet, është mirë t’iu besojë portofolin.

PESHORJA – peshorja është një shenjë mjaft e përgjegjshme kur bëhet fjalë për para, por me kusht që të mos gjendet para një veshjeje ose aksesori që e ka dëshiruar gjithmonë. Në situata si këto, nuk mendohet dy herë për të blerë, edhe pse llogaria mund të ketë shkuar në fund.

AKREPI – akrepi është një shenjë e udhëhequr nga ndjenjat ekstreme, që dalin vetëm në situata që mund të ngacmojnë fantazinë e tij dhe gjithçka që është “normale” e shmang. Edhe kur është fjala për financat, e lejon veten të zvarritet nga instinkti, por ai gjithmonë do të gjejë rrugën për të balancuar llogaritë. Por në ç’mënyrë? Ai do të pranojë një punë të rastësishme, do të trashëgojë paratë dhe do të investojë paratë e mbetura.

SHIGJETARI – llogaria bankare e shigjetarit është shpesh mbresëlënëse, por jo sepse është mashtrim, por sepse është me fat nga natyra. Është shenja që shpenzon gjithë kursimet për të ndjekur pasionet, për të çdo përvojë është shumë e çmuar, dhe për këtë arsye nuk do të ndiheni kurrë të varfër, edhe kur ju ngelin vetëm qindarka në bankë.

BRICJAPI – bricjapi është një shenjë e përgjegjshme në çdo aspekt të jetës së tij dhe kursen shuma të mëdha parash. Sikur të mos mjaftonte, paratë e fituara i shton edhe më shumë duke investuar. Me pak fjalë, ka një mendje të programuar për të fituar para.

UJORI – ujori është një shenjë që jeton në botën e tij dhe i menaxhon paratë në një mënyrë vërtet të çuditshme. Blen gjëra unike dhe e jep veten pas eksperiencave absurde, por gjithmonë do t’i ndajë të ardhurat me miqtë. Cili është talenti juaj më i madh? Arrin të kuptojë në pak sekonda se si t’i investojë kursimet e tij dhe t’i shtojë ato sa më shumë të jetë e mundur.

PESHQIT – peshqit janë ëndërrimtarë të lindur dhe e dinë mirë se paratë nuk mund të blejnë lumturinë. Pikërisht për këtë arsye ata nuk i shpenzojnë të ardhurat e tyre në objekte materiale, preferojnë t’i mbajnë në bankë duke pritur që t’i shpenzojnë në mënyrë kreative ose, të paktën, për të realizuar dëshirat e tyre.

Fjalët kyçe: para, Shenja e horoskopit

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Berry Rush
  • Play Bow Master
  • Play Bubble Trouble
  • Play Turbo Racing 3