Sa i sigurt është Golf 2? (VIDEO)

Edhe pse një veturë shumë e vjetër sot në qarkullim ka me qindra mijëra vetura të tilla, por sa e sigurt është kjo veturë në rast aksidenti?

Auto & Tek

11/12/2015 12:36

Sot, kur ne vendosim të blejmë një veturë një ndër kriteret që na bënë të zgjedhim atë veturë është kriteri i sigurisë.

Veturat sot janë më të lehta dhe më të forta në rast aksidenti falë zhvillimit të teknologjive të reja, transmeton Express.

Vetura Volkswagen Golf 2 haset shumë shpesh në vendin tonë, është veturë e lirë, e qëndrueshme dhe shpenzon pak karburant.

Por kur vjen puna tek siguria kjo është një veturë shumë e dobët dhe e rrezikshme.

Në shumicën e aksidenteve ku një veturë Golf 2 është e përfshirë ka raste me fatalitet.

Video në vazhdim tregon testin e përplasjes së kësaj veture.

YouTube player