Sa është me të vërtetë i shëndetshëm ajri i pastër?

Studimet e fundit që vijnë tek ne nga Lindja e Largët tregojnë se sa i shëndetshëm është me të vërtetë ajri i pastër dhe se si ndikimi i tij në shëndetin e njeriut është i ndryshëm nga ajo që ne marrim frymë në zonat urbane.

Lifestyle

27/03/2017 22:14

Në hapësirat e mbyllura, ajri e humbë shpejtë oksigjenin. Kur jeni të ulur në tryezë, frymëmarrja është e cekët dhe sipërfaqësore. Kjo rezulton në lodhje dhe mungesë të përqendrimit, raporton “Deutsche Welle”.

Ushtrimi në ajër të hapur, nga ana tjetër, çon në frymëmarrje të thellë. Atëherë merret më shumë oksigjen dhe largohet ajri i ndenjur në mushkëri. Rezultati është më shumë energji dhe një humor më i mirë.

Mjekët koreanë kanë hulumtuar se sa i shëndetshëm është me të vërtetë ajri i pastër nga i kontaminuari. Ata dërguan 43 gra të moshuara në një shëtitje një orë në pyll, dhe 19 të tjera që ecnin nëpër qytet.

Rezultatet treguan se presioni i gjakut tek ato që eën nëpër pyll ishte ulur ndjeshëm. Elasticiteti i arterieve të tyre është përmirësuar. Në të kundërtën, te gratë e vjetra të cilat kishin ecur në mjedis urban nuk ishte kjo situatë.

Një studim tjetër i kryer në Japoni tregoi se duke ecur nëpër pyll ulet presioni i gjakut dhe ritmi i zemrës si dhe hormoni i stresit. Përveç kësaj, universiteti japonez mjekësor i Tokios ka gjetur se ecja nëpër pyll aktivizon qelizat natyrore vrasëse, një komponentë e sistemit imunitar e cila e lufton kancerin.