Sa do ta njihnim Ritën nëse ajo nuk do të ishte shqiptare?

Rita është krenaria shqiptare në botë, por sa do e kishim dashur ne nëse ajo nuk do të ishte me prejardhje shqiptare?

ShowBiz

21/10/2015 17:39

Rita Ora është pa dyshim artistja me famë botërore më e dashur dhe më e njohur për shqiptarët.

Sidomos me prezantimin që ajo na bën nëpër botë, është një krenari e madhe e jona.

Por, si artiste e madhe që ajo vazhdimisht po tenton të bëhet, deri në këtë pikë ku Rita ka arritur, a do kishim pasur njohuri të mjaftueshme ne për Ritën?

A do të kishte Rita fansa të flaktë shqiptarë që mezi do prisnin projekte të reja, këngë dhe fotografi të reja nga ajo?

Duke e shikuar në aspektin e një artisteje nga Londra, ja sa do ishte Rita në vëmendjen e shqiptarëve, sidomos te rinjëve:

Ajo ka katër këngë që kanë marrë vendin e parë në top listën britanike, tetë këngë që kanë hyrë në top dhjetëshe dhe me albumin e parë ‘ORA’ ka arritur gjithashtu të pozicionohet në vendin e parë sa i përket shitjeve.

Ndër femra, vetëm Cheryl Cole dhe Jess Glyne kanë nga pesë këngë që kanë kryesuar top listën “UK Top 40”, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu, që kur ajo ka nënshkruar kontratë me kompaninë regjistruese të Jay Z, nga promovimet  e shumta të bëra, Rita shpesh është krahasuar me Rihannan, gjë që ka bërë që nëpër botë të dëgjohet emri i saj.

Rita gjithmonë bën që të jetë në qendër të vëmendjes. Që me paraqitjet e para në tepihët e kuq që shtrohen për ceremonitë e ndryshme, ajo gati gjithmonë ia del të jetë ndër më të përfolurat dhe zgjedhet si e veshura më mirë.

Përveç muzikës, Rita është një magnet edhe për dizajnerët më në zë botërorë. Ajo që shumë herët është pjesë e firmës së veshjeve sportive Adidas, me të cilët ka linjë me rroba që dizajnon vetë. Rita ka modeluar për koleksionin ‘Material Girl’ të Madonnas, është fytyra e ‘DKNY’, përkrahëse dhe shoqe e mirë me dizajnerin e ‘Moschino’, gjithashtu ka linjë të saj me ‘Rimmel’ e është edhe pjesë e klasës Elitë të firmës ‘Chanel’ me Karl Lagerfeld.

Rita Ora është përmendur shumë edhe për performancën e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar, ku edhe ka qenë e nominuar për këngën më të mirë, shkruan lajmi.net.

E derisa jemi tek filmat, ajo nuk ka qenë aspak pasive as në këtë fushë. Roli i saj i parë ka qenë në filmin ’50 shades of Grey’, një rol i shkurtër por që ajo ka bërë të flitet mjaft shumë për të. Më pas Rita ka pasur edhe një paraqitje të shkurtër në filmin më të fundit ‘Southpaw’.

Në anën tjetër, ajo që tregon më së miri se a do të ishte Rita e njohur, e madje edhe e dashur për shqiptarët, janë klikimet në Youtube dhe bashkëpunimet me artistë të famshëm që ajo ka pasur.

Me kalimin e kohës emri i Ritës po shpërndahet më shumë nëpër botë, e kjo bën që këngët më të fundit nga ajo të shikohen më shumë dhe videoklipi më i shikur është ai i këngës ‘I will never let you down”, që e ka bërë me ish-të dashurin, Dj-in e famshëm Calvin Harris.

Rita ka bërë bashkëpunime me Tinie Tempah, Snoop Dogg, Iggy Azalea, Charlie XCX dhe së fundmi me Chris Brown e Wiz Khalifa, ka qenë shoqe e ngushtë me supermodelen Cara Delevingne dhe tani po shoqërohet shumë edhe me Miley Cyrus.

YouTube player

Gjithë këto e bëjnë Ritën një pop yll të vërtetë, gjë që do të forcohet edhe më shumë kur ajo do të lansojë albumin e saj të parë për Amerikë dhe gjithë botën e me të gjitha këto, Rita sigurisht që do të kishte edhe shumë fansa shqiptarë./Lajmi.net