Sa ditë në vjet janë ideale për të arritur pushim të plotë?

Kohë më parë një hulumtim i bërë ka treguar se sa kohë në të vërtetë u duhet njerëzve që të pushojnë dhe të kthehen në punë të relaksuar nga pushimi vjetor dhe të përgatitur për të filluar punën.

Lifestyle

08/07/2014 21:06

Tri javë të pushimit vjetor u nevojitet njerëzve që të arrijnë të pushojnë dhe të harrojnë të gjitha obligimet në punë, e që pastaj të kthehen në punë të freskët. Hulumtimi i bërë ka treguar se tek në javën e tretë të pushimit njerëzit ndjehen të çlodhur dhe të pushuar.

Mirëpo, studimi në të njëjtën kohë ka treguar që njerëzit shumë shpesh gabojnë pas pushimit vjetor, respektivisht e teprojnë me obligime të cilat nuk i lejojnë që deri në fund të kënaqen, gjë e cila u shkakton atyre stres shtesë dhe ngarkesë.

Edhe pse njerëzit gjatë vitit u gëzohen mu ditëve të pushimeve, duket që tek shumica nuk është ashtu sikur e kanë menduar. Në fakt, shumë persona nuk arrijnë që të organizohen në drejtim të pushimit, por në mënyrë konstante i grumbullojnë vetes obligime, për shkak të të cilave nuk arrijnë kurrë që të relaksohen.

Mirëpo, kërkimi ka treguar që njerëzve u mjaftojnë tri javë pushimi në vit, përderisa numri ideal i ditëve të lira arrin deri në pesë javë. Dhe tek atëherë njerëzit janë me të vërtetë të përgatitur psiqikisht për punë dhe fitore të reja.

Pa marrë parasysh statistikën, shumica e personave i kalojnë ditët e pushimit në stres, duke u nervozuar me gjërat banale, për shembull problemi me parkimin e vetures. Shumica e çifteve gjatë pushimit zihen në mënyrë konstante.

Nëse dëshironi që me të vërtetë të shfrytëzoni kohën tuaj në mënyrë të drejtë, atë do të mund ta arrini vetëm nëse nuk do të mendoni për obligimet në punë dhe gjërat jo të rëndësishme, por do t’i kushtoheni plotësisht kënaqësisë së bashku me njerëzit tuaj të afërt.