Sa deputetë do t’i ketë PDK-ja në Kuvend? – Lajmi.net
Sa deputetë do t’i ketë PDK-ja në Kuvend?
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 20:01, 13 June 2017
Në zgjedhjet që u mbajtën të dielën ka pasur rezultate befasuese.

Deri më tani koalicioni PDK-AAK-Nisma, ka arritur të sigurojë vetëm 33.97% të votave, raporton lajmi.net

Nga këto shifra i bie që PAN-i do të ketë rreth 39 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Në media po raportohet se Nisma për Kosovën ka arritur të sigurojë shtatë deputetë, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë 12 deputetë.

Nga kjo renditje, del që Partia Demokratike e Kosovës nuk ka më shumë se 20 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Nëse kjo është e vërtetë PDK-ja do të mbetej forca e tretë parlamentare në Kosovë, pasi Vetëvendosja do të ketë rreth 30 deputetë, kurse LDK-ja mbi 25 tjerë. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Kuvendi, PAN, pdk

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play Berry Rush
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Rock Wheels