“Sa bukur Mario”! Grimeri i Kim Kardashian po vjen në Shqipëri

Familja e famshme Kardashian ka edhe një grimer me prejardhje shqiptare.

ShowBiz

12/01/2018 20:10

Bëhet fjalë për Mario Dedivanovic, i cili njihet si grimeri personal i yllit televiziv, Kim Kardashian, shkruan lajmi.net.

Përmes një videoje që kishte postuar kohë më parë në rrjete sociale, Mario ishte bërë senzacion në Internet.

Derisa po grimonte Kimin, ai e mësonte atë të flas shqip, duke thënë fjalët “Sa bukur, Mario”.

Në llogarinë e tij në Instagram, Mario ka konfirmuar se do të jetë pjesëmarrës në Shqipëri në eventin “Oda”.

“Sa bukur ?♥️. Shumë entuziast të jem në Shqipëri, javën e ardhshme ???”, ka shkruar Mario në Instagram. /Lajmi.net/