Sa banorë, aq votues!

Në Kosovë vetëm 16 mijë banorë nuk kanë të drejtë vote më 8 qershor, bazuar në listën përfundimtare të votuesve dhe të statistikave zyrtare të regjistrimit të popullsisë.

Lajme

30/05/2014 09:47

Vetëm 16 mijë qytetarë të Kosovës nuk do të kenë të drejtë vote në zgjedhjet e 8 qershorit bazuar në listën përfundimtare të votuesve dhe statistikave zyrtare të regjistrimit të popullsisë, shkruan “Zëri”.

Sipas këtyre statistikave, Kosova pothuajse ka numër të njëjtë të banorëve rezidentë me të votuesve.

Në bazë të listës përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të drejtë vote kanë rreth 1 milionë e 782 mijë qytetarë, ndërsa në bazë të regjistrimit të fundit të popullsisë Kosova ka rreth 1 milionë e 798 banorë, që i bie se vetëm rreth 16 mijë qytetarë të vendit nuk kanë të drejtë vote.

Njohësit e çështjeve zgjedhore kanë thënë se është më se e qartë se në këtë listë ka shumë parregullsi, pasi që, sipas tyre, megjithëse janë larguar 27,304 persona prej tyre 20,293 të vdekur dhe 7112 emra që kanë hequr ndorë nga shtetësia, në këtë listë edhe më tutje ka emra të personave të vdekur dhe të atyre që nuk do të jenë pjesë e këtij procesi, shkruan gazeta “Zëri”.