S.O.S për Sirinë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, ka thënë se gjysma e popullsisë së Sirisë ka nevojë “për ndihmë emergjente humanitare”.

Bota

15/01/2014 22:05

Përderisa po fliste në një konferencë të donatorëve në Kuvajt, konferencë kjo që kishte për qëllim të përfitonte fonde për të ndihmuar krizat humanitare, Sekretari i Përgjithshëm i OKB’së ka thënë se kjo organizatë është duke kërkuar 4 miliardë euro për t’ia dhënë Sirisë.

Kjo është kërkesa më e madhe e kërkuar vetëm për një krizë.

Në ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Sirisë ka thënë se agjencitë e inteligjencës së perëndimit kanë vizituar Damaskun për të diskutuar se si do të mund të luftonin kundër islamistëve radikalë.

“Gjysma e popullsisë së Sirisë, pothuajse 9.3 milionë individë, kanë nevojë për ndihmë humanitare ne mënyrë urgjente”, tha Ban Ki-moon.

 

Mendohet se shumë njerëz janë zhvendosur nga lufta, brenda vendit por dhe në vendet fqinje.

OKB’ja ka thënë se më shumë se 100 mijë njerëz kanë humbur jetën prej se ka filluar konflikti.

Kampet e refugjatëve jashtë Sirisë mezi janë duke ia ndalë mbanë, ndërkaq raportet e ndryshme thonë një fakt të tmerrshëm, se shumë njerëz janë duke vdekur nga uria.

 

Grupet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar autoritetet siriane se qëllimisht nuk po u ofrojnë ndihmë njerëzve në disa zona të caktuara.

“Donatorët do të duhet ta kenë parasysh se kostoja njerëzore e kësaj krize është rritur në mënyrë eskponenciale dhe politika e Sirisë ka për qëllim pengimin e ndihmave”, tha Peggy Hicks nga Human Rights Watch.