Ryva Kajtazi nis xhirimet e klipit të ri (FOTO)

Pas një sezoni të ngarkuar me dasma, Ryva nis punën për diçka të re.

ShowBiz

18/11/2015 14:21

Projekti i saj i fundit ishte kënga “Dalim sonte” në bashkëpunim me Tarabuka band dhe Dj Star, para 6 muajsh, i cili rezultoi i suksesshëm.

Këngëtarja Ryva Kajtazi ka nisur xhirimet e klipit të saj më të ri. Ajo më herët ka lajmëruar se këtë herë do të sjellë një baladë, por nuk është konfirmuar, shkruan lajmi.net.

Për veshjen e saj po përkujdeset stilistja Dona Matoshi, grim Studio Sellma, flokë Kaci ndërsa video po xhirohet nga produksioni Urban Graphics./lajmi.net