Ryshfeti 18 mijë euro, zbardhet dëshmia e prokurorit Braho

Prokurori Ardian Braho i pezulluar pasi i doli emri një ditë më parë në një rast korrupsioni prej 18 mijë eurosh ka mohuar çdo akuzë të ngritur ndaj tij.

Lajme

29/09/2016 12:32

I marrë në pyetje gjatë ditës së sotme nga prokurorët e Krimeve të Rënda, Braho është shprehur se nuk ka lidhje me 18 mijë eurot dhe se Oficeri i Policisë Gjyqësore ka përdorur e tij.

“Nuk kam asnjë lidhje me 18 mijë eurot dhe nuk ka asnjë provë që unë të kem marrë këto para. Oficeri i Policisë Gjyqësore ka përdorur emrin tim”, është shprehur Braho përballë kolegëve të tij të Krimeve të Rënda.