Rusia vendos “bombardues strategjikë” në Krime

Ushtria e Rusisë ka njoftuar se do të dërgojë bombardues strategjikë në rajonin e aneksuar të Krimesë, si dhe do të vendosë raketa të avancuara në enklavën e saj të Kaliningradit.

Bota

17/03/2015 19:57

Agjencitë ruse të lajmeve TASS dhe Interfax kanë cituar zyrtarë të mbrojtjes të kenë konfirmuar se bombarduesit strategjikë Tu-95 dhe Tu-22M3, të aftë për të bartur koka bërthamore, do të dërgohen në Krime në kuadër të stërvitjeve ushtarake që po zhvillohen përreth Rusisë, transmeton REL.

Zyrtarët po ashtu kanë thënë se raketat Iskander do të dërgohen në rajonin e Kaliningradit, i cili kufizohet me Poloninë dhe Lituaninë, po ashtu në kuadër të stërvitjeve ushtarake.

Raketat Iskander kanë rreze veprimi prej 500 kilometrash dhe mund të pajisen me koka bërthamore.