Rusia shpall kontrollin ushtarak të Krimesë

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se flamuri rus po valon në 147 ndërtesa ushtarake të cilat më parë i përkisnin Ukrainës. Flota ruse e Detit të Zi ka marrë nën kontroll 54 nga 67 anije ushtarake ukrainase. Por një një njësit ukrainas don të rezistojë.

Bota

22/03/2014 13:48

Rusia e ka shpallur Krimenë pjesë të zonës së kontrollit të vet ushtarak disa javë pasi njerëzit e saj të armatosur, por pa ndonjë simbol, rrethuan lokacionet strategjike të këtij rajoni.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se flamuri rus është duke valuar në 147 ndërtesa ushtarake të cilat më parë i përkisnin Ukrainës. Flota ruse e Detit të Zi deri më tani ka marrë nën kontroll 54 nga 67 anijet ushtarake ukrainase në portet e Krimesë.

Ministria tha se më pak se 2 mijë nga rreth 18 mijë pjesëtarë të ushtrisë ukrainase duan ta braktisin Krimenë.

Një komandant i ushtrisë ukrainase në Krimea ka urdhëruar trupat e tij që të “rrijnë në vend” dhe të presin angazhimin kundër trupave ruse.

 

Ushtarët rusë kanë rrethuar bazën ajrore Belbek në Sevastopol dhe u kanë dhënë ultimatum oponentëve ukrainas që të dorëzohen.

Kjo ëhstë hera e parë që ushtria ukrainase përgatitet për sulm nga ushtria ruse. Kjo është baza e fundit në të cilën ka trupa ukrainase në rajon.

Koloneli Yuli Marnchur është parë duke folur me trupat ruse përderisa ultimatumi ndaj tyre për ta liruar bazën është duke u afruar.