Rusia reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar zyrtarisht ndaj deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Bota

16/04/2015 20:29

Ministria ruse e konsideroi si mjaft të dëmshme për stabilitetin e rajonit atë që e cilësoi si “retorikë panshqiptare”, transmeton gazet Express.

“Moska i ka kushtuar shumë rëndësi deklaratës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama, bërë më 4 prill, ku thotë se Shqipëria mund të bashkohet me Kosovën edhe sipas modelit klasik, duke ndryshuar kufijtë, nëse Kosovës nuk i përshpejtohet anëtarësimi në BE”, thuhet në deklaratën e MPJ-së ruse.

“Ne nuk i dimë qëllimet e kësaj deklarate, por sigurojmë se retorika panshqiptare nuk kontribuon aspak në përmirësimin e klimës dhe stabilitetit në Ballkan, të cilat janë mjaft të rëndësishme, si për Rusinë ashtu edhe për BE-në”, thuhet më tutje në këtë deklaratë.