“Rusia pushton Ukrainën, herë me luftë, herë me gaz natyror”

Ministri i Energjisë së Ukrainës, Volodimir Demchyshyn, ka njoftuar të premten se Kievi është në proces të parapagimit të 378 milionë dollarëve në drejtim të Rusisë, për furnizim me gaz natyror.

Bota

05/12/2014 15:46

Transferimi i parave do të dërgohet në Rusi gjatë ditës së sotme, me qëllim që Ukraina të furnizohet gjatë dhjetorit me një miliard metra kub të gazit natyror.

Rusia ka ngritur çmimin e gazit për Ukrainën që nga përmbysja e presidentit pro-rusë të Ukrainës, Viktor Yanukovych, në shkurt të këtij viti dhe fillimit të tensioneve në mes të dy vendeve.

Ukraina merr nga Rusia gjysmën e gazit që konsumon, përkundër faktit se dy vendet janë në gjendje lufte me njëra tjetrën, për shkak të aneksimit të Krimesë nga moska dhe tensioneve në dy rajonet tjera ukrainase, Donetsk dhe Luhansk.