Rusia provokon shtetet fqinje, nis ushtrime të mëdha ushtarake

Ushtria ruse ka thënë se mbi 2 mijë ushtarë janë duke marrë pjesë në ushtrimet që po zhvillohen në pjesën jugore të Rusisë, Krime dhe rajonet separatiste të Gjeorgjisë, Abkazi dhe Oseti Jugore.

Bota

05/03/2015 13:33

Ushtria e qarkut Federal Jugor ka njoftuar se 500 pajisje të rënda ushtarake janë duke u shfrytëzuar për ushtrime në të cilat po marrin pjesë njësi të forcave ajrore, të cilët e kanë për detyrë që të zmbrapsin sulme me raketa dhe aeroplanë.

Në njoftim thuhet se ushtrimet po mbahen në 12 fusha në zonat e sipërpërmendura, mirëpo ende nuk është bërë e qartë se sa do të zgjasin.

Ushtrime të ngjashme më parë kanë ngritur shqetësimin e fqinjëve të Rusisë si dhe kanë nxitur shtetet e perëndimit ta akuzojnë Rusinë se përmes tyre ka dërguar pajisje ushtarake në lindje të Ukrainës.