Rusia prezanton maskotën e “Botërorit 2018” (FOTO)

Rusia bëri përzgjedhjen e maskotës së Botërorit të vitit 2018.

Sport

22/10/2016 15:17

Ai do të jetë një ujk i quajtur Zabivaka. Mbi 1 milionë persona ishin ata që votuan në këtë proces përzgjedhje, ku përveç maskotës ujk, në garë ishin edhe një tigër e një mace.

Në mbyllje të votimeve, Zabivaka fitoi me 53 përqind të preferencave, 27 përqind e votave shkuan për maskotën tigër, ndërsa 20 përqind e preferencave ishin për macen.

“Jam i sigurt se Zabivaka do të pëlqehet shumë nga tifozët në Kupën e Konfederatave të 2017 dhe Kupën e Botës të 2018”, tha ministri rus i Sporteve, Vitaly Mutko, përcjell “Top Channel”.

Ndërsa braziliani Ronaldo theksoi se Maskotat janë ambasadorët më të mirë dhe sjellin shumë argëtim në stadiume.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.