Rusia pozicionon njësinë e re S-400 në Krime – Lajmi.net
Rusia pozicionon njësinë e re S-400 në Krime
Autori: Lajmi.net Bota 13:26, 13 January 2018
Rusia ka pozicionuar në Krime një njësi të re të armatosur me sistem të avancuar të mbrojtjes ajrore, S-400, kanë raportuar mediat ruse.

Rusia e ka aneksuar Krimenë nga Ukraina më 2014.

Mediat shtetërore ruse kanë raportuar gjatë ditës së sotme, se Moska ka pozicionuar një sektor të ri në qytetin Sevastopol, ku edhe është e pozicionuar flota ruse në Detin e Zi.

Kjo është njësia e dytë e pajisur me sistemin S-400 në Krime, pasi Moska kishte vendosur të parën në fillim të vitit 2017 në portin Fedosia.

Sistemi S-400 ka kapacitet për të goditur objektiva deri në 400 kilometra largësi dhe raketa balistike në distancë prej 60 kilometrash.

Pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina më 2014, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë vënë sanksione Moskës, për ta kundërshtuar vendimin e Rusisë./REL

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO