Rusia planifikon rindërtimin e industrisë së shkatërruar të Sirisë – Lajmi.net
Rusia planifikon rindërtimin e industrisë së shkatërruar të Sirisë
Autori: Lajmi.net BotaLajme 10:30, 14 February 2018
Rusia planifikon ta ndihmojë Sirinë për rindërtim të kapaciteteve që janë shkatërruar nga disa vite të luftës, ka thënë ministri i energjisë i Rusisë, Aleksandr Novak.

“Ne kemi nënshkruar një plan të veprimit, jo vetëm në sektorin e energjisë elektrike, por edhe në atë të gazit dhe naftës, që përfshinë ripërtritjen e fushave të naftës dhe zhvillimin e rezervave të reja”, tha Novak, raportuan dje agjencitë ruse të lajmeve.

Si mbështetësi kryesor ndërkombëtar i presidentit të Sirisë, Bashar al- Assad, Rusia është involvuar thellë në ndihmën për shtetin e shkatërruar nga lufta, derisa beteja kundër kryengritësve sunitë është qetësuar muajve të fundit.

Javën e kaluar, është nënshkruar një marrrëveshje për “rehabilitimin, modernizimin dhe ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike në Siri”, thuhet në faqen në Internet të Minsitrisë së energjisë së Rusisë./REL

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO