Rusia planifikon ndërtimin e gazsjellësit deri në Turqi

Disa ditë pas paralajmërimeve të presidentit rus, Vlladimir Putin, kompania e gazit natyror rus Gazprom njoftoi se do ta krijojë një kompani për të ndërtuar gazsjellësin në Turqi.

Bota

08/12/2014 18:33

Zëdhënësi i Gazprom, Sergei Kuprianov ka thënë të hënën se kompania do të regjistrohet në Shën Petersburg dhe do të quhet “Gazprom Russkaya”, raporton REL.

Putin ka thënë gjatë javës së kaluar se Rusia ka hequr dorë nga projekti Rrjedha e Jugut dhe në vend të saj planifikon ta ndërtojë një tubacion të ri në Turqi.

Putin ka thënë gjithashtu se Rusia do të mund ta ndërtojë një qendër të shpërndarjes së gazit natyror në kufirin turko-grek për ta furnizuar Evropën me gaz.

Gazsjellësi i ri nëpër Detin e Zi për në Turqi pritet të ketë kapacitet vjetor prej 63 miliardë metrash kub gaz.