“Rusia nuk dëshiron marrëveshje me Kosovën, Serbia në mes dy zjarreve”

Drejtoresha e Qendrës për Studime Euro-Atlantike, Jelena Miliq beson se Rusia nuk dëshiron marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajme

14/10/2018 18:04

Prandaj sipas saj, Serbia tani është në mes të dy zjarreve. Ajo ka shtuar se bashkëpunimi me Rusinë do të varet nga mbështetja e administratës Trump.

Në një intervistë në “Radio Kosova 2” në gjuhën serbe, duke komentuar rezultatet e vizitës së fundit në Moskë të Presidenti të Serbisë Aleksandar Vuçiq, ajo tha se pavarësisht informatave të pamjaftueshme zyrtare rreth takimit, është e qartë se Rusia nuk dëshiron një lëvizje në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, transmeton lajmi.net.

Siç thotë ajo, sa më shumë të zgjasë zvarritja e marrëveshjes së Beogradit dhe Prishtinës, jepet mundësia për “ndërhyrje të Rusisë”.

“Këto interesa shërbejnë kryesisht për të minuar dhe diskredituar politikat evropiane në rajon. Prandaj Serbia është e vendosur në mes të dy zjarreve,” ka thënë ndër të tjera Miliq. /Lajmi.net/