Rusia mohon akuzat e SHBA-ve: Nuk po i armatosim talebanët

Zyrtarë të lartë amerikanë kanë thënë se Shtetet e Bashkuara duhet të kundërshtojnë Rusinë pasi kjo e fundit po ju siguron armë talebanëve.

Bota

24/04/2017 22:53

Siç u tha këto armë përdoren kundër forcave që mbështesin amerikanët në Afganistan.

“Ne do të bashkëpunojmë me Rusinë diplomakisht. Rusia punon në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare duke mohuar sovranitetin e vendeve të tjera”, ka thënë sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Matis që papritur ka vizituar Afganistanin, transmeton lajmi.net.

Ndërsa komandanti i forcave amerikane në Afganistan, gjenerali John Nicholson shmangu bisedimet rreth rolit të Rusisë në Afganistan, mirëpo tha se ai nuk do të kundërshtoj përfshirjen e Moskës në dhënien e armëve për talebanët.

Zyrtarë të tjerë amerikan akuzuan Rusinë për ndihmën ndaj talebanëve, Nicholson ishte i pari që la të kuptohet publikisht se një mbështetje e tillë përfshinë anim.

Rusia ka mohuar se po e bën një gjë të tillë duke pretenduar se ka kontakte të kufizuara për ruajtjen e sigurisë./Lajmi.net/