Rusia me ushtri në zgjedhjet jolegjitime në Ukrainën lindore

Zëdhënësi ushtarak i Ukrainës, Andriy Lysenko tha se Rusia e ka lansuar një “vendosje intensive të personelit dhe pajisjeve ushtarake” nga territori i Rusisë, në pjesë të rajoneve lindore të Ukrainës, që janë nën kontrollin e separatistëve pro-rusë.

Bota

02/11/2014 15:07

Këto komente u bënë sot, derisa banorët në rajonet lindore, Donjeck dhe Luhansk, po votojnë, raporoton REL.

Lysenko tha se autoritetet në Ukrainë kanë hapur “hetime penale” kundër organizatorëve të votimeve.

Zyrtarët e vetëshpallur në këtë pjesë të Ukrainës lindore thonë se në këto votime zgjidhen liderët e të ashtuquajturave “këshilla popullore të republikës popullore”. 

Qeveria e Ukrainës, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun thonë se këto zgjedhje janë jolegjitime.

Rusia ka thënë se do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve.