Rusia me rezolutë alternative për fluturimin MH17

Rusia ka thënë sot se ka prezantuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, një rezolutë alternative e cila kundërshton themelimin e një tribunali, i cili do të hetonte dhe dënonte përgjegjësit e sulmit ndaj fluturimit MH17 të Malaysia Airlines, i cili u rrëzua në zonën e kontrolluar nga rebelët pro-rusë në lindje të Ukrainës, vitin e kaluar.

Bota

20/07/2015 20:04

Shteti i Holandës, qytetarët e të cilit përbëjnë shumicën e vikitmave prej 298 të vrarëve në këtë incident, është duke punuar me Malajzinë dhe me shtetet e tjera, për të themeluar një tribunal ndërkombëtar për këtë rast, shkruan rel.

Rusia dhe separatistët pro-rusë thonë se avionin ishte rrëzuar pasi forcat qeveritare ukrainase e kanë qëlluar atë.