Rusia me “fletore strategjike” për ndikim të fshehtë në Evropë

Tash e një kohë të gjatë flitet për ndikimin rus në Evropë dhe tendencen e Rusisë për të marrur në dorë një pjesë të këtij rajoni.

Bota

28/12/2017 23:45

Rusia ka ngritur një fushatë masash të fshehta ekonomike dhe politike për të manipuluar pesë shtete në Evropën Qendrore dhe Lindore, të diskreditojnë modelin liberal demokratik të Perëndimit dhe të minojnë lidhjet transatlantike, tha një studim i një grupi privat në SHBA, transmeton lajmi.net

Raporti i javës së kaluar tha se Moska ka zgjedhur politikanët simpatizantë të Rusisë, në përpjekje për të dominuar tregjet e energjisë dhe sektorët e tjerë ekonomik duke minuar masat anti-korrupsion në përpjekje për të fituar pushtet mbi qeveritë e Bullgarisë, Hungarisë, Letonisë, Serbisë dhe Sllovakisë.

“Në disa vende, ndikimi rus është bërë kaq i përhapur dhe endemmik sa ka sfiduar edhe stabilitetin kombëtar, si dhe orientimin perëndimor  dhe euroatlantik”, tha raporti i studimit 16 mujor nga Qendra Për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, qendra në Sofje për Studimin e Demokracisë.

Publikimi i “Fletores Strategjike”: Kuptimi i Ndikimit të Rusisë në Evropën Lindore dhe Qendrore” përputhet me një debat të pashembullt në Shtetet e Bashkuara mbi atë se Rusia është përpjekur të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale, me sulme kibernetike dhe lëshimin e emaileve të Hillay Clintonit.

“Rusët kanë qenë të angazhuar në një fushatë të qëndrueshme për të rimarë atë që Putini e konsideron tamponinë të tyre të ligjshme në Evropën Lindore dhe për të minuar jo vetëm NATO-n dhe BE-në, por gjithë fondacionin demokratik në këtë rajon”, tha një zyrtar amerikan i cili ka studiuar sjelljet e Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Zyrtari amerikan ka kërkuar anonimitet pasi që Shtëpia e Bardhë ka urdhëruar zyrtarët mos të diskutojnë publikisht aktivitetet armiqësore ruse por gjithashtu ka vënë alarmin se Rusia po synon të dëmtojë demokracinë dhe aleancën euroatlantike që ka rajoni i Evropës.

Ekzistojnë qeveri në Evropë si ajo e Hungarisë dhe Greqisë që hapur simpatizojnë Putinin, ndërsa kjo simpati e bën edhe më të rrezikshëm ndikimin rus në Evropë dhe e bën më të vështirë neutralizimin e gjasave që Rusia të ndikojë hapur në Evropë./Lajmi.net/