Rusia konfirmon praninë e ekspertëve ushtarakë në Siri

Ministria e Jashtme e Rusisë ka konfirmuar se ekspertë ushtarak rus, kanë qenë të pranishëm në Siri.

Bota

09/09/2015 12:26

Zëdhënësja e ministrisë, Maria Zakharova (në foto) ka thënë se ekspertët ushtarakë kanë ndihmuar për dërgesat e armatimit rus, të cilat i ka dërguar në Siri, për të luftuar terrorizmin.

Ajo ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kanë kërkuar Greqisë dhe Bullgarisë, t’i mbyllin hapësirat e tyre ajrore, për fluturimet ruse drejtë Sirisë.

Komentet vijnë disa ditë pasi Washingtoni ka ngritur “shqetësimet nga raportet se Rusia mund të ketë zbarkuar trupa dhe mjete shtesë luftarake në Siri.”