Rusia kishte në plan të gjuante bombë atomike në Londër

Një ekspert atomik paralajmëroi autoritetet se tre bomba të fuqishme atomike do të shkaktonin një shkatërrim të plotë.

Bota

24/10/2015 18:00

Një komplot i mundshëm rus për të hedhur bomba atomike në Londër gjatë Luftës së Ftohtë është zbuluar nga disa letra top-sekrete.

Letra top-sekrete e një eksperti atomik nga Britania që i paralajmëroi autoritetet për një sulm të mundshëm atomik në vitin 1954 është treguar për herë të parë, raporton Mirror.

Arkivat Kombëtare kanë lëshuar letrën e shkruar me dorë nga William Penney, një ekspert i bombave atomike i cili vdiq më 1991, i cili pretendonte se një sulm rus ishte planifikuar.

Ai i tha kryetarit të Autoritetit të Energjisë Atomike Edwin Plowden se bombat do të binin në Croydon në jug të Londrës, Uxbridge në perëndim dhe Romford në lindje.

“Në vend se të përdorin, të themi, 32 bomba në Londër, ata do të përdorin tre, katër ose pesë të tilla shumë të fuqishme të cilat do të shkaktonin të njëjtin dëm por në drejtime të ndryshme”, shkroi ai, sipas Mirror.

Kreu i shtetit rus nga 1924 deri 1953 ishte Joseph Stalin, dhe prej 1954 deri më 1963 ishte Nikita Khrushchev. Bombardimet e supozuara do të shkaktonin një “shkatërrim total” për shkak se do të ishin më të fuqishme se ajo që ishte përdorur në Nagasaki nga SHBA-të më 1945, pretendonte ai.

Presidenti aktual i Rusisë Vladimir Putin ka filluar të bombardojë kundërshtarët sirianë të Presidentit Bashar al-Assad, i cili besohet nga SHBA-të se ka përdorur armë kimike mbi qytetarët e tij. (lajmi.net)