Rusia kërkon që zgjidhja e Kosovës të bëhet me pëlqimin e popullit serb

Rusia nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj ndaj Kosovës dhe se çdo zgjidhje që bëhet në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të merret parasysh populli serb.

Lajme

15/11/2018 17:12

Rusa edhe më tej nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj në lidhje me Kosovën.

Kështu ka deklaruar sot në një konferencë për media, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Maria Zaharova, transmeton lajmi.net.

Sipas Zaharovas, Rusia bazohet në të drejtën ndërkombëtare se i përket çështjes së Kosovës dhe se sipas saj, çdo vendim për zgjidhje duhet të jetë i përshtatshëm për popullin e Serbisë.

Ajo po ashtu ka thënë se qëndrimi i Rusisë në dialogun në mes të Serbisë dhe Kosovës nuk ndryshon dhe se sipas saj, çdo marrëveshje që arrihet në këtë dialog duhet të bëhet në përputhje me interesat e popullit të Serbisë.

“Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është ende në fuqi, rezolutë kjo e cila përcakton qëndrimin e Rusisë në lidhje me zgjidhjen e Kosovës. Ne bazohemi dhe mbështetemi në këtë Rezolutë. Ne e dimë që janë duke u zhvilluar bisedimet në mes të Serbisë dhe Kosovës mirëpo, po ju informojmë edhe një herë se pozicioni ynë për këtë është i bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Dhe duke u bazuar në këtë të drejtë, çfarëdo vendimi apo marrëveshje që arrihet ajo duhet të jetë në përputhje me interesat e popullit të Serbisë”, deklaroi Zaharova, transmeton më tutje lajmi.net.

Tutje Zaharova në këtë konferencë ka folur edhe në lidhje me takimin në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin në Paris.

Ajo ka thënë se pavarësisht këtij takimi, qëndrimi zyrtar i Rusisë në lidhje me Kosovës nuk ka ndryshuar. /Lajmi.net/