Rusia kërkon nga BE presion mbi Kosovën, për zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë sot se Kosova ka dështuar që zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel me Serbinë.

Lajme

21/08/2018 16:24

Ai i ka kërkuar nga Sochi, Bashkimit Evropian që të bëjë presion “te shqiptarët e Kosovës që këto marrëveshje të funksionaliziohen”, shkruan B92, përcjell Klan Kosova.

“E shohim qëndrimin konstruktiv të Beogradit në bisedimet me Prishtinën të ndërmjetësuar nga BE, por që nuk mund të themi të njëjtën për qëndrimin e shqiptarëve të Kosovës, pasi që ata s’po zbatojnë marrëveshjet e arritura shumë vjet më parë”, ka thënë Lavrov.

Derisa ka folur për çështjen Kosovë-Serbi, Lavrov ka theksuar se marrëdhëniet Rusi-Serbi janë për t’u vlerësuar.