Rusia kërcënon edhe Danimarkën

Rusia ka kërcënuar se do të sulmojë luftanijet daneze me raketa bërthamore nëse Kopenhaga zyrtare vendos t’i bashkohet sistemit të mbrojtjes raketore të NATO-s.

Bota

23/03/2015 11:16

Ambasadori rus në Kopenhagë, Mikhail Vanin, i ka thënë gazetës daneze Jyllands-Posten se bashkimi i Danimarkës me sistemin raketor të NATO-s, është kërcënim për Rusinë.

Ministri i Jashtëm danez, Martin Lidegaard, ka thënë se deklaratat e Vaninit janë të papranueshme. dhe se Rusia e di mirë se mbrojtja raketore e NATO-s nuk është kundër saj.

NATO ka thënë se mburoja raketore ka për qëllim mbrojtjen nga vendet si Irani, raporton RFE. Në këtë projekt, rolin më të madh janë duke e luajtur Polonia dhe Rumania.

Ndaj deklaratave të ambasadorit rus në Kopenhagë ka reaguar edhe NATO-ja. Zëdhënësja Oana Lungescu ka thënë se ato nuk i kontribuojnë paqes ose stabilitetit.