Rusia kërcënoi disa shtete për të mos votuar Rezolutën e OKB-së

Diplomatët e OKB-së thonë se Rusia ka kërcënuar disa vende që të mos mbështesin Rezolutën e OKB-së, e cila shpalli të pavlefshëm Referendumin e Krimesë. Rusia në anën tjetër thotë se nuk ka kërcënuar askënd, por thjesht ka shpjeguar situatën.

Bota

29/03/2014 11:09

Rusia ka kërcënuar disa shtete të Europës Lindore dhe të Azisë Qendrore për votën e tyre në favor të  Rezolutës Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, për shpalljen e pavlefshme të referendumit të Krimesë.

Dhënia e informacionit për kërcënimin e Rusisë erdhi pasi që Moska zyrtare akuzoi shtetet perëndimore se po përdornin “presioni turpërues , deri në pikën e shantazhit politik dhe kërcënimit ekonomik”, në tentim që 193 shtetet anëtarë të bashkohen për t’i dhënë mbështetje jo-detyruese rezolutës për krizën në Ukrainë.

Diplomatët e OKB-së, që shumica folën në kushte anonimitetit, për shkak të frikës që kishin ndaj zemërimit të Moskës, shënjestër e kërcnimeve të Rusisë është shteti i Moldavisë, Kirgistani, Taxhakistani si dhe një numër i shteteve afrikane.

Një zëdhënës i misionit të Rusisë në OKB mohoi se Moska ka kërcënuar ndonjë vend dhe do t’i hakmerret ndonjë vendi që mbështetë rezolutën

“Ne kurrë nuk kërcënojmë askënd. Ne vetëm shpjegojmë situatën”, tha ai, raporton Reuters.