Rusia ka nisur hetime kundër islamistëve të saj

Prokurori i përgjithshëm rus, Yury Chaika, ka thënë se ka nisur 650 hetime penale kundër shtetasve rusë, që dyshohet se luftojnë përkrah militantëve të Shtetit Islamik.

Bota

10/11/2015 19:55

Duke folur në një konferencë ndërkombëtare në Soçi, Chaika ka thënë se hetimet po ashtu përfshijnë raste kundër rusëve të dyshuar për rekrutimin e mercenarëve dhe dërgimin e tyre jashtë vendit.

Chaika ka shtuar se Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm ka bllokuar 800 burime të internetit, që dyshohet se shpërndajnë materiale ekstremiste, dhe se ka fshirë “informacione të paligjshme” nga 4,500 ueb-faqe, shkruan REL