Rusia i ka tërhequr vërejtjen Kanadasë lidhur sanksione

Rusia dje i ka tërhequr vërejejtn Kanadasë se do të ndërmerr masa hakmarrëse lidhur me legjislacionin që po kalon nëpër Parlamentin e Kanadasë, për imponim të sanksioneve kundër njerëzve që konsiderohen fajtorë për shkelje të të drejtave të njeriut në Rusi dhe në vendet e tjera.

Bota

19/05/2017 08:54

Ky propozim legjislacion, që me siguri do të shndërrohet në ligj, është i inspiruar nga rasti i juristit antikorrupsion, Sergei Magnitski, i cili vdiq në vitin 2009, pasi ishte rrahur rëndë në një burg të Rusisë.

Ministria e jashtme e Rusisë ka tërhequr vërejtjen se Kanadaja do të jetë “humbëse” nëse e miraton legjislacionin dhe se do t’i humbë mundësitë biznesore dhe projektet e përbashkëta për “eksplorimin e Arktikut”.

Një legjislacion të njejtë në vitin 2012 e kanë miratuar edhe Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar që Moska të hakmerret duke mos lejuar që amerikanët t’i adoptojnë fëmijët rusë.